Ujërat e përmbytjeve vazhdojnë të mbulojnë shtëpitë dhe makinat, priten evakuime në disa pjesë të Norvegjisë

Evropë

Ujërat e përmbytjeve vazhdojnë të mbulojnë shtëpitë dhe makinat, priten evakuime në disa pjesë të Norvegjisë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Evakuime të mëtejshme janë duke u konsideruar në Norvegji pasi ujërat e përmbytjeve vazhdojnë të mbulojnë shtëpitë dhe makinat në juglindje të vendit nordik.

Sipas mediave të huaja, deri në 2,000 njerëz tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre pas ditëve të shiut të rrëmbyeshëm.

Dhe nivelet e ujit në lumenjtë dhe liqenet e fryrë vazhdojnë të rriten.

Ndryshe, të paktën tre persona u vranë pasi stuhia Hans goditi Evropën veriore në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar ndërprerje të transportit, përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Një nga pjesët më të prekura të Norvegjisë është qyteti i Honefossen, 25 milje në veri të Oslos, ku lumi Begna shpërtheu “brigjet e tij”.

Mes frikës së rrëshqitjeve të dheut, autoritetet po shqyrtojnë lëvizjen e më shumë njerëzve.

Madje, nivelet e ujit rreth Honefossen pritet të vazhdojnë të rriten dhe të mbeten të larta të paktën deri të hënën, tha Ivar Berthling, nga drejtoria e burimeve ujore dhe energjisë së Norvegjisë (NVE), për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat