Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një varkë me azilkërkues u përbyt në Kanalin Anglez

Evropë

Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një varkë me azilkërkues u përbyt në Kanalin Anglez

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona kanë vdekur pas përmytjes së një barke me migrantë në Kanalin Anglez.

Derisa 51 të tjera sipas autoriteteve janë shpëtuar nga rojet bregdetare britanike dhe franceze, ka konfirmuar Prefektura Detare e Francës e Kanalit dhe Detit të Veriut.

Një vullnetar ka treguar se migrantët po përdornin këpucët për ta nxjerrë ujin nga varka që po fundosej, shkruan metro.co.uk.

Që nga 10 gushti 15,826 persona kanë kaluar kanalin me varka të vogla këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat