Brukseli do të detyrojë supermarketet e mëdha të dhurojnë ushqimet e pashitura

Evropë

Brukseli do të detyrojë supermarketet e mëdha të dhurojnë ushqimet e pashitura

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 08:45
Njerëzit nuk paguajnë, por gjithashtu nuk mund të zgjedhin nga raftet gjithçka që mund të dëshirojnë

Brukseli do të vendosë detyrime ligjore për supermarketet e mëdha që të dhurojnë ushqimet e pashitura. Jeannine Weyekmans dhe vullnetarë të tjerë u japin ushqim rreth 150 familjeve dhe kjo një herë në javë.

Njerëzit nuk paguajnë, por gjithashtu nuk mund të zgjedhin nga raftet gjithçka që mund të dëshirojnë. Ushqimet iu jepen njerëzve që jetojnë me asistencë sociale, me borxhe ose emigrantëve që nuk i kanë ende letrat e rregulluara dhe nuk mund të punojnë.

Magazina kryesore e ushqimit në Bruksel shpërndan rreth pesë milionë kilogramë ushqim çdo vit për organizatat jofitimprurëse. Nisma operon me vullnetarë dhe mbështetet nga autoritetet sociale dhe rajoni.

Alan Maron, ministër për Çështjet Sociale në rajonin e Brukselit, shprehet se vetëm në rajonin e kryeqytetit belg, 70.000 persona varen nga donacionet ushqimore. Pritet që të gjithë supermarketet me një sipërfaqe shitje prej më shumë se 1.000 metra katrorë të dhurojnë ushqime që nuk arrijnë t’i shesin në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat