Cili është qëllimi i Ukrainës? Një këshilltar i lartë shpjegon këtë

Evropë

Cili është qëllimi i Ukrainës? Një këshilltar i lartë shpjegon këtë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 17:57
Mykhailo Podolyak

Pothuajse 18 muaj që nga fillimi i luftës, cili është qëllimi aktual i Ukrainës?

Në një postim të gjatë në X (ish Twitter), Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së Volodymyr Zelenskyy, ka shpjeguar këtë.

Ai shkruan: “Qëllimi strategjik i Ukrainës, përveç kthimit të pakushtëzuar të territoreve, është krijimi i kushteve që e bëjnë të pamundur përsëritjen e agresionit në të ardhmen”.

Territori është vendimtar, thotë zoti Podolyak, duke shtuar se çdo “skenar i ngrirjes së luftës”, në të cilin mbahen aneksimet aktuale ruse, do të ishte i papranueshëm.

Kjo për shkak se një situatë e tillë – sipas tij – “vetëm do ta inkurajonte Moskën të rrisë oreksin e saj dhe t’i rikthehet luftës pas një pushimi të shkurtër”.

Podolyak thotë më tej se nuk ka “asnjë alternativë” ndaj formulës së paqes së Kievit, e cila është: “Forcimi i ushtrisë, përshpejtimi i furnizimit me armë, de-okupimi i territorit, ndryshimi i regjimit në Rusi, kompensimi nga qeveria e re dhe ndëshkimi i detyrueshëm i kriminelët e luftës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat