Ministri serb i Mbrojtjes: Sanksionet ndaj Dodikut janë të turpshme

Evropë

Ministri serb i Mbrojtjes: Sanksionet ndaj Dodikut janë të turpshme

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 18:13
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se Serbia nuk do ta lërë kurrë në baltë popullin e saj dhe Republikën Srpska.

Vuçebiç vlerësoi se sanksionet ndaj udhëheqjes së Republikës Srpska janë të turpshme, shkruan Tanjug.

“Serbia do të vazhdojë të mbështesë dhe të ndihmojë Republikën Srpska dhe popullin tonë gjithmonë dhe pavarësisht nga të gjithë, dhe pavarësisht nga forca e sulmit. Unë konsideroj se sanksionet kundër lidershipit të zgjedhur legjitim të Srpska janë të paktën të papërshtatshme dhe sigurisht të turpshme dhe ne do t’i trajtojmë ata sikur nuk ekzistojnë”, theksoi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj udhëheqjes së Republika Srpska, përfshirë Milorad Dodik..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat