Ukrainë: Foshnja trijavëshe në mesin e shtatë të vdekurve nga bombardimet ruse

Evropë

Ukrainë: Foshnja trijavëshe në mesin e shtatë të vdekurve nga bombardimet ruse

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 23:18

Një foshnje 23-ditëshe bashkë me vëllain e saj 12 vjeçar, dhe prindërit e tyre ishin në mesin e shtatë personave të vrarë nga predhat ruse në Ukrainën jugore të dielën.

Shtëpia e tyre në fshatin Shyroka Balka në Kherson u godit me bomba, deklaroi Ministri i Brendshëm i Ukrainës Igor Klymenko.

“Terroristët duhet të ndalohen. Ata duhet të ndalohen me forcë”, deklaroi Klymenko, raporton BBC.

Ministri ukrainas ndau fotografi të pasojave të sulmit në Shyroka Balka, duke treguar pamje të zeza tymi që shiheshin nga ndërtesat dhe trupat e disa prej të vdekurve në mënyrë dixhitale.

Në mesin e viktimave ishte edhe një banor tjetër i fshatit bashkë me dy burra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat