Nudistët katalanas kundër turistëve të veshur: Nuk ndihemi mirë nga tekstilet

Evropë

Nudistët katalanas kundër turistëve të veshur: Nuk ndihemi mirë nga tekstilet

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Presidenti i Federatës Naturiste-Nudiste të Katalonjës, Segimon Rovira, nisi një fushatë me qëllim mbrojtjen e traditës në rreth 50 plazhe në atë rajon.

Federata Naturiste-Nudiste e Katalonjës po lufton kundër fluksit të të sapoardhurve me rroba banje, të cilat sipas tyre i bëjnë të ndihen “jo rehat”.

“Më parë njerëzit vinin në plazhin e nudistëve dhe largoheshin ose hiqnin rrobat. Tani ata qëndrojnë dhe veshin rroba banje. Por ajo që ata nuk e kuptojnë është se nëse ka shumë prej tyre, përfundojnë duke na bërë të ndihemi jo rehat. Është mungesë respekti”, tha Rovira, sipas Guardian.

Sipas tij, shoqata i dërgoi një letër qeverisë katalanase duke kërkuar një takim për të trajtuar atë që e përshkroi si “diskriminimin me të cilin përballen nudistët në plazhet e Katalonjës”.

Kolektivi tashmë ka filluar të shqyrtojë kërkesat e mundshme, nga përmirësimi i sinjalistikës për plazhet nudiste deri te një fushatë ndërgjegjësimi publik që mund të ndihmojë në nxitjen e respektit për traditat e nudizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat