Serbia thuhet se ka porositur mijëra dronë nga Irani, një vend që është nën sanksione

Evropë

Serbia thuhet se ka porositur mijëra dronë nga Irani, një vend që është nën sanksione

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 12:05
Goran Aleksiq dhe Ali Bagheri.

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë vizitoi Teheranin dhe porositi 20,000 drone Shahed-136 në bashkëpunim me Teheranin, duke thënë se “nuk ka pengesa për përmirësimin e marrëdhënieve”.

Siç kujtojnë mediat e huaja, në dy vitet e fundit, Irani ka armatosur Rusinë, Armeninë dhe Serbinë.

Goran Aleksiq, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, i cili udhëhoqi delegacionin serb në Teheran për raundin e dytë të konsultimeve politike me Iranin, u takua të dielën pasdite me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit për Çështjet Politike, Ali Bagheri.

Siç thuhet më tej, Irani ka treguar ambicie për të zgjeruar ndikimin e tij në Ballkan dhe ka gjetur Serbinë si partner.

Irani synon sektorin e sigurisë për t’i shitur armë Serbisë, shkruan thegeopost.com.

Sipas njoftimit të ministrisë iraniane, Bagheri e cilësoi si domosdoshmëri promovimin e bashkëpunimit tregtar ndërmjet Iranit dhe vendeve të Ballkanit, veçanërisht Serbisë.

Ndërkohë, zëvendësministri i Serbisë tha se ishte në Iran për të përmirësuar marrëdhëniet Teheran-Beograd. Ai tha se politika e qeverisë serbe është që të zhvillojë marrëdhëniet me vendet mike, veçanërisht me Iranin, në të gjitha fushat.

Siç thuhet më tej, Serbia ka dështuar të ndjekë politikat e shteteve perëndimore në lidhje me këtë vend.

Kështu, ky vend ndjek strategjinë e Rusisë për blerjen e armëve nga Irani, një veprim i dënuar dhe sanksionuar nga bota perëndimore dhe kundër agresionit rus në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat