Aeroporti i Katanias u mbyll për shkak të shpërthimit vullkanik të malit Etna

Evropë

Aeroporti i Katanias u mbyll për shkak të shpërthimit vullkanik të malit Etna

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 12:33
Aeroporti i Katanias

Aeroporti “Catania Fontanarossa” do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 20:00 me orën lokale të hënën pas shpërthimit të malit Etna aty pranë, tha menaxheri i aeroportit.

Sipas BBC, Mali Etna është vullkani më aktiv në Evropë, i cili shpërthen shpesh, por aktiviteti i tij rrallë rezulton në dëme të konsiderueshme.

Aeroporti fillimisht kishte pezulluar të gjitha fluturimet e mbërritjes dhe nisjes në aeroport deri në orën 13:00 pasi shpërthimi i së dielës mbrëma shkaktoi një re hiri vullkanik në qiell.

Të hënën në mëngjes, pasagjerët raportuan se faqja e internetit e aeroportit nuk po funksiononte siç duhet dhe se nuk jepte informacionin e nevojshëm në lidhje me anulimet dhe ricaktimin e fluturimeve.

Ndërkohë, këshilli i qytetit të Katanias ka ndaluar qarkullimin e automjeteve me dy rrota brenda komunës dhe ka vendosur një kufi shpejtësie prej 30 km në orë për automjetet me katër rrota për 48 orë për shkak të pranisë në rrugë të hirit vullkanik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat