Temperaturat ekstreme ‘trondisin’ Evropën, rekord në Spanjë

Evropë

Temperaturat ekstreme ‘trondisin’ Evropën, rekord në Spanjë

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Një temperaturë rekord prej 46.8 gradë Celsius u regjistrua në qytetin spanjoll të Valencias, të cilën banorët vendas e cilësuan si “të pabesueshme”.

Vapa ekstreme i vështirësoi shumë kushtet e jetesës në këtë qytet mesdhetar dhe siç përshkroi një banor, “është e pamundur të jetosh në apartamente”.

“Natën ndezim kondicionerin. Gjatë ditës përpiqemi të dalim sa më vonë dhe të shkojmë në plazh”, tha një tjetër banor i këtij qyteti spanjoll.

Në Spanjë është duke u zhvilluar vala e tretë e të nxehtit të kësaj vere. Një alarm i kuq i motit është aktivizuar në tetë zona përreth qyteteve Valencia dhe Murcia, duke treguar një rrezik ekstrem të nxehtësisë.

Gjashtë stacione matën temperatura mbi 44 gradë rreth Valencias dhe Castellón, ndërsa dy zona rreth Seviljes dhe Granadës, në Andaluzi, e tejkaluan këtë temperaturë javën e kaluar.

Dhe gjermanët janë duke pritur për temperatura më të larta se sa janë mësuar, sepse pjesë të mëdha të vendit do të jenë më të ngrohta se zakonisht gjatë kësaj jave, siç raportoi Bloomberg.

Alarmi i kuq për vapë ekstreme është dhënë për ditën e sotme përgjatë kufirit me Zvicrën, si dhe në qytetin e Freiburgut. Temperaturat në Berlin do të arrijnë maksimumin prej 30.5 gradë të martën, thuhet në raportin e Maxar.

Këtë javë parashikohen kushte më të ngrohta se normale, me anomali të pranishme ndonjëherë nga Evropa Qendrore në atë Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat