Publikohen pamje të keqtrajtimit të personave me aftësi të kufizuara në Bosnje-Hercegovinë

Evropë

Publikohen pamje të keqtrajtimit të personave me aftësi të kufizuara në Bosnje-Hercegovinë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër vite më parë u zbuluan informacione të tmerrshme për trajtimin çnjerëzor të banorëve në Institucionin Pazariq. Tani janë zbuluar pamje të reja që tregojnë se ka vazhduar dhuna ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Në videon tronditëse të siguruar nga ekipi i Al Jazeera Balkans, shihet dhuna ndaj njërit prej banorëve. Gjegjësisht, një grua e godet djalin/të riun dhe i thotë “ta mbyll gojën” ndërsa ai qan nga dhimbjet.

Në një deklaratë anonime të një punonjësi të institucionit në Bosnje-Hercegovinë, theksohet se video është realizuar gjatë këtij viti dhe se të gjithë në atë institucion e dinë për dhunën që ndodh çdo ditë, por askush nuk po përpiqet të ndryshojë asgjë.

“Punëtorët u paralajmëruan të mos i godisnin fëmijët me bombola, ishte një paralajmërim verbal. Të gjithë janë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh atje. Mundohuni të përqafoni një nga përdoruesit dhe do të shihni reagimin e tyre, ata menjëherë bëjnë lëvizje mbrojtëse”, tha AJB.

Videot e mëparshme të sjelljeve çnjerëzore ndaj banorëve dhe lidhjes së tyre me radiatorë u publikuan në vitin 2019. Videoja e re dhe rrëfimi i punonjësit tregojnë se në këtë institucion nuk ka ndryshuar asgjë në katër vite.

Gjykata Komunale në Sarajevë bëri pjesën e saj duke dënuar tre ish drejtorë me gjithsej 13 vjet e gjysmë burg për sjellje të pahijshme dhe shkelje të të drejtave të banorëve të Institucionit për shkak të mos mbikëqyrjes dhe monitorimit të vazhdueshëm të gjendjes fizike dhe mendore të banorëve.

Dënimi ndaj drejtorëve nuk i ndihmoi punonjësit të ndërgjegjësoheshin dhe të ndalonin abuzimin me fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat