U shpëtoi dy atentateve, agjenti i njohur ekzekutohet në mes të qytetit

Evropë

U shpëtoi dy atentateve, agjenti i njohur ekzekutohet në mes të qytetit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 09:15
Alexey Petrov

Një ish-agjent sekret dhe këshilltar i qeverisë bullgare për luftën kundër krimit të organizuar është ekzekutuar në mes të ditës teksa ishte në shoqërinë e një gruaje.

Alexey Petrov, kishte shpëtuar tentativave të mëparshme të vrasjes kundër tij, thanë autoritetet.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u thanë gazetarëve se Petrov po shëtiste me një grua kur u qëllua për vdekje, ndërsa gruaja mbeti e plagosur.

Pati dy tentativa të mëparshme për t'i vrarë, një në vitin 2002, kur dyshohet se u plagos mes një lufte droge dhe një sulm në vitin 2015, nga i cili doli i padëmtuar.

Vitet e fundit, 61-vjeçari drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në vend. Ai ka shërbyer edhe si këshilltar i kreut të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat