Një i nxehtë i jashtëzakonshëm paralajmërohet ta përfshijë Evropën

Evropë

Një i nxehtë i jashtëzakonshëm paralajmërohet ta përfshijë Evropën

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Një mot jashtëzakonisht I nxehtë është paralajmëruar se do ta përfshijë Evropën javën e ardhshme.

Lajmi është dhënë nga “Mendimi për motin”. Ndërkaq edhe në Kosovë temperaturat e larta do të mbizotërojnë javën e ardhshme.

“Një i nxehtë i jashtëzakonshëm pritet të përfshijë pjesë të Europës javën e ardhshme.

Temperatura edhe mbi 40C parashihen në gadishullin Iberik, deri në 40C në Francën jugore e në Gjermani edhe deri në 35C.

Temperatura të larta mbesin edhe mbi vend javën vijuese, derisa në pjesën e dytë pritet të kemi mot më të paqëndrueshëm, me kushte për rrebeshe shiu orëve të pasdites. Kushte për shi mund të paraqiten edhe ditëve të fundit të gushtit, e temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare”, thuhet në njoftimin e tij në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat