Vdekjet në fushëbetejën e Ukrainës janë rritur ndjeshëm këtë vit

Evropë

Vdekjet në fushëbetejën e Ukrainës janë rritur ndjeshëm këtë vit

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 22:28
Pamje nga lufta në Ukrainë

SHBA-ja vlerëson se pothuajse 500 mijë ushtarë rusë dhe ukrainas kanë vdekur në luftimet në konflikt deri më tani.

“Numri i viktimave në fushën e betejës në Ukrainë po i afrohet afro 500 mijë ushtarëve rusë dhe ukrainas”, kanë thënë zyrtarët amerikanë për New York Times, duke shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të të vdekurve këtë vit pas luftimeve intensive në lindje të vendit.

Viktimat ushtarake të Rusisë po i afrohen shifrës 300 mijë, pretenduan zyrtarët, me rreth 120 mijë të vrarë në aksion.

Nëntorin e kaluar, gjenerali Mark Milley, kryetar i Shtabit të Përbashkët, tha se 100 mijë trupa nga secila anë ishin vrarë ose plagosur.

Por luftimet e ashpra pranë Bakhmutit në Ukrainën lindore, ku Rusia dërgoi persona të dënuar në sulme, dhe një kundërofensivë e pasuksesshme e Ukrainës kundër pozicioneve të fortifikuara ruse, kanë çuar në viktima të konsiderueshme nga të dyja palët, duke e dyfishuar numrin e të vdekurve që nga nëntori.

Ukraina thuhej se kishte afër 70 mijë të vrarë dhe 100 mijë deri në 120 mijë të plagosur.

Ushtria e Rusisë është dy deri në tre herë më e madhe se ajo e Ukrainës dhe vendi ka një popullsi më të madhe nga e cila mund të plotësojë ushtarët e saj të vijës së parë. Ukraina ka rreth 500 mijë trupa, ndërsa Rusia ka më shumë se 1.3 milionë, vlerësoi gazeta, duke përfshirë rezervat dhe paraushtarakët e Wagner.

Zyrtarët thanë se i kishin vlerësuar të dhënat, duke përdorur “imazhe satelitore, përgjime komunikimi, media sociale dhe lajme nga gazetarët në vend, si dhe raportime zyrtare nga të dyja qeveritë”, shkruan The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat