Publikohet momenti i shpërthimit – pesë të vdekur, në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë nga sulmi me raketa ruse në Chernihiv

Evropë

Publikohet momenti i shpërthimit – pesë të vdekur, në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë nga sulmi me raketa ruse në Chernihiv

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Pesë persona janë vrarë dhe të paktën 37 persona janë plagosur në një sulm me raketa ruse në Chernihiv, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë.

Një teatër dhe një universitet janë ndër ndërtesat e dëmtuara nga sulmit, që ndodhi mëngjesin e sotëm.

“Si rezultat i goditjes së raketave ruse, dhoma e teatrit të dramës u shemb, pasuar nga një zjarr”.

Guvernatori i qytetit verior tha se qendra u godit nga një raketë balistike.

Ndërkohë, Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, publikoi një video të re që ai pretendon se tregon momentin e sulmit me raketa në qendër të Chernihiv. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat