Suedia dërgon automjete luftarake në Ukrainë që shpëtojnë jetë

Evropë

Suedia dërgon automjete luftarake në Ukrainë që shpëtojnë jetë

Nga: Xhavit Çitaku Më: 20 gusht 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Kryeministri Ulf Kristersson i dorëzoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky marrëveshjen më të madhe të bashkëpunimit dypalësh që Suedia ka pasur ndonjëherë, kur të dy këta burrshtetas u takuan në Harpsund të këtij shteti skandinav. Kristersson e filloi konferencën për shtyp në Harpsund duke dënuar sulmin e Rusisë në Chernihiv, 15 milje në veri të Kievit, i cili ndodhi disa orë më parë. – ”Është një sulm brutal që ne e dënojmë”, thotë Kristersson.

“Është një nder i madh për mua që jam në Suedi dhe dua të falënderoj popullin suedez, vendin tuaj dhe liderët tuaj për mbështetjen tuaj për Ukrainën, tha Zelenskyy gjatë konferencës për shtyp.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson dorëzoi gjithashtu marrëveshjen më të madhe të bashkëpunimit dypalësh që Suedia ka pasur ndonjëherë, e cila përfshin dërgesat e automjetit luftarak CV-90. - CV90 që shpëtojnë jetë, për të cilat preidenti ukrainas thotë se ky shtet ka nevojë për më shumë nga këto automjete. Për këtë ndihmë të rëndësishme ai u shpreh se ndihet shumë mirënjohës dhe se kjo maarëveshje është një hap i madh përpara, thotë Volodymyr Zelenskyy. Ukraina gjithashtu bëri thirrje për të marrë avionë suedez “Gripen” dhe iu drejtua Kristerssonit me këto fjalë. – “Gripen është krenaria e Suedisë. Një krenari e tillë mund të ndahet me Ukrainën. Ne jemi duke punuar për të”. – ”Nesër do të kem negociata me vende të tjera që na mbështesin për të dorëzuar pajisjet e nevojshme për të fituar këtë luftë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat