Zaptuan plazhet, policia greke arreston 22 biznesmenë

Evropë

Zaptuan plazhet, policia greke arreston 22 biznesmenë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:30
Greqi

Policia greke ka arrestuar plot 22 biznesmenë dhe drejtues biznesesh në tre destinacione të njohura turistike, Mykonos, Rodos dhe Paros.

Këta persona me veprimet e tyre kishin zaptuar hapësirat e plazheve, nuk kishin ruajtur distancat e detyruara me ligj nga bregu duke penguar daljen e lirë të publikut në det.

Ata kishin vendosur çadra e shezllone pa marrë leje.

Ky aksion u ndërmor nga policia greke pikërisht për të ndëshkuar shkelësit e ligjit dhe për të garantuar një turizëm sa më të mirë si dhe respektimin e hapësirave publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat