Në vend të frenave, shkel gazin, shoferi i moshuar përfundon brenda lokalit me makinë, 5 të lënduar

Evropë

Në vend të frenave, shkel gazin, shoferi i moshuar përfundon brenda lokalit me makinë, 5 të lënduar

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Të paktën gjashtë persona janë plagosur, pas një aksidenti të rëndë, në Itali.

Ngjarja ndodhi në Caltagirone, ku një automjet përfundoi brenda një lokali, pasi shoferi 76-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u fut në lokal të mbushur me klientë.

Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa bëhet me dije se një 56-vjeçar është në gjendje të rëndë.

76-vjeçari është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat