Gjendet e varur 25 vjeçarja në Itali/ Ndalohet partneri dhe shoku i tij, dyshohet se inskenuan vetëvrasjen

Evropë

Gjendet e varur 25 vjeçarja në Itali/ Ndalohet partneri dhe shoku i tij, dyshohet se inskenuan vetëvrasjen

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një moldave është gjetur e pajetë në një fermë. 25 vjeçarja Vera Schiopu u gjet në mbrëmjen e 19 gushtit e varur në shtëpinë ku ajo jetonte në një fshat në provincën e Ramacca-s. Ka qenë i dashuri i saj që ka njoftuar policinë se e dashura kishte vrarë veten.

Megjithatë, dëshmia që ka dhënë rumuni nuk e ka bindur policinë dhe për këtë arsye është ai është ndaluar së bashku me një shokun e tij. Policia dyshon se e reja është vrarë dhe ngjarja është inskenuar si vetëvarje. Nga sa mësohet, dy të arrestuarit do të akuzoheshin për komplot për vrasje.

30 vjeçari rumun jetonte me vajzën në fermën ku u gjet e vdekur. Kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur edhe mikun e tij, i cili ka rrëfyer të njëjtën gjë si ai. Karabinierët kanë vënë re mospërputhje në rindërtimin e fakteve dhe në dinamikën e asaj që ishte raportuar si vetëvrasje.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë roli luan secili prej të dyshuarve dhe cilat janë detajet që e shtynë policinë të dyshojë se vetëvrasja e gruas ishte inskenuar për të mbuluar një krim./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat