Zhurmë dhe dritë, ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend

Evropë

Zhurmë dhe dritë, ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 07:39
Në qiellin e Nikosias, Qipro është vënë re lëvizja e një objekti që lëshonte shkëlqim

Pak pas orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës, në qiellin e Nikosias, Qipro është vënë re lëvizja e një objekti që lëshonte shkëlqim, ndërsa pak më vonë ka pasur një zhurmë që dukej si një shpërthim.

Në një postim në Facebook, presidenti i Agjencisë së Kërkimit Hapësinor të Qipros, George Danos, tha se ishte një asteroid i vogël që shpërtheu mbi Nikosia në orën 21:20.

Dy minuta më vonë u dëgjua zhurma e shpërthimit.

Asteroidi ishte i dukshëm pothuajse nga e gjithë Qiproja.

Postimet e qytetarëve në mediat sociale raportuan se kishin parë një dritë portokalli në qiellin e Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat