Si Ukraina shpreson të lëvizë përsëri dërgesat e grurit

Evropë

Si Ukraina shpreson të lëvizë përsëri dërgesat e grurit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Ukraina është në bisedime me disa nga kompanitë më të mëdha të sigurimit në botë për të siguruar anijet që udhëtojnë drejt dhe nga portet e saj në Detin e Zi – një hap vendimtar drejt një rifillimi të plotë të eksporteve jetike të grurit në të gjithë globin.

Puna për një mekanizëm sigurimi pason tërheqjen e Rusisë nga Iniciativa për grurit e Detit të Zi muajin e kaluar, e cila kërcënon kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë grurë drejt dhe nga portet e Ukrainës.

Rënia e marrëveshjes – e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara një vit më parë – ka rritur tashmë çmimet globale të ushqimit dhe mund të shkaktojë thellim të varfërisë në disa vende, raporton cnn.

Për të mbajtur dërgesat e grurit në lëvizje, qeveria e Ukrainës do të ndajë humbjet e mundshme me siguruesit, të cilët duhet ta bëjnë mbulimin e udhëtimit nëpër ujërat e rrezikshme të Ukrainës më të përballueshme për kompanitë tregtare të transportit.

Lloyd’s of London, tregu më i vjetër i sigurimeve në botë, dhe firma e shërbimeve profesionale Marsh McLennan – e cila zotëron ndërmjetësin më të madh në botë të sigurimeve Marsh dhe konsulencën Oliver Wyman – janë ndër kompanitë e përfshira në bisedime.

Programi mund të finalizohet brenda disa javësh, sipas Marcus Baker në Marsh, dhe do të zëvendësojë marrëveshjen e mëparshme, e cila siguronte dërgesat si pjesë e Iniciativës së drithërave të Detit të Zi, por u ndalua kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat