Perëndimi bën “autogol” me sanksionet ndaj Rusisë, Putin i rrethuar nga luksi - zbulohet jahti përrallor

Evropë

Perëndimi bën “autogol” me sanksionet ndaj Rusisë, Putin i rrethuar nga luksi - zbulohet jahti përrallor

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 10:59
Vladimir Putin

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ndryshme ndaj gazit dhe naftës ruse, shtylla të eksporteve të Moskës dhe rrjedhimisht të të ardhurave të vendit. Por ka një ndryshim thelbësor midis vendosjes së sanksioneve dhe bllokimit real të tregut. Dhe ari i zi i Kremlinit me kalimin e kohës është bërë një nga asetet më të vështira për t'u bllokuar nga fuqitë perëndimore. Ka dy pikëpyetje të mëdha. E para është se si të zbatohet ky sistem sanksionesh në një botë e cila, përtej Perëndimit, duket shumë ngurruese për të izoluar Federatën Ruse ose për të privuar veten nga rezervat e saj energjetike. E dyta është se si të kufizohet trafiku që lëviz nëpër kanale jo gjithmonë transparente, në një botë, atë të lundrimit.

Flotat fantazmë

Nga pikëpamja e parë, çështja është politike dhe duket mjaft e vështirë për t'u zgjidhur. Për një vit e gjysmë të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë bërë presion që vendet e tjera përveç anëtarëve të NATO-s të ndërpresin lidhjet me Federatën Ruse. Por veçanërisht në atë që është "jugu i botës", kjo nuk po ndodh. Një shembull i kësaj është India. Bashkimi Evropian ka zbuluar muajt e fundit një rritje të produkteve të rafinuara, veçanërisht të benzinës, nga India. Dhe duke qenë se vendi aziatik nuk ka aktivizuar vendburime apo rafineri të reja, Brukseli e ka kuptuar se bëhet fjalë për evazion të madh të sanksioneve edhe nga anëtarët e tij.

Po ashtu, një sërë vendesh kanë qenë “të dyshuar”, aleatë të Putin, si Gjeorgjia, Turqia, Armenia, Kazakistani dhe Kirgistani. Nga ana tjetër, “Wall Street Journal” hodhi kohët e fundit dritë mbi një "flotë fantazmë" me bazë në Turqi, e cila, përmes marrëveshjeve specifike, mungesës së kontratave të sigurimit dhe blerjes së cisternave, mund të tregtojë naftën e Moskës duke shmangur sanksionet. Kjo flotë është vetëm një nga shumë që kanë operuar ose janë duke operuar vitet e fundit në një zonë gri të tregut rus të naftës në të gjithë botën. Dhe numri i cisternave që u shiten kompanive të panjohura, siç shkruan InsideOver, janë rritur që nga fillimi i pushtimit rus.

Jahti luksoz

Po ashtu, sanksionet nuk kanë penguar as jetën luksoze të Putin. Bashkëpunëtorët e politikanit të opozitës rus të burgosur, Alexei Navalny, kanë publikuar një video që tregon jahtin luksoz “Graceful”, për të cilin ata pretendojnë se i përket presidentit rus Vladimir Putin. Ata thonë se para fillimit të pushtimit të Ukrainës, jahti është transportuar urgjentisht nga Gjermania dhe se gjatë luftës, puna ka përfunduar në Rusi.

Ata zbuluan gjithashtu se si u anashkaluan sanksionet për restaurimin e jahtit.Fondi rus i Navalny e postoi videon në YouTube. Ata thonë se Graceful është një nga tre jahtet e mëdha të Putinit. Ashtu si anijet Olympia dhe Scheherazade, Graceful nuk ishte projektuar për Presidentin e Rusisë, por u rindërtua sipas dëshirës së tij. Sipas ekipit të Navalny, ajo është e dekoruar në stilin e jahteve të vjetra të Putinit. Në qershor 2023 jahti i restauruar mbërriti nga Kaliningrad në Shën Petersburg. Ekipi i Navalny pretendon se jahti po shkon në Soçi dhe mbrohet nga agjencitë sekrete ruse. Një nga provat se “Graceful” është pronë ePutinit është se në bord ka anëtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse.

Pishina, kinema e pista kërcimi

Kabina e pronarit të jahtit është e pajisur me një "prestigj-CB", një telefon i veçantë për komunikim, i cili nuk mund të blihet dhe mund të përdoret nga autoritetet për komunikim rreptësisht konfidencial.Në kuvertën e hapur ka një platformë helikopterike, një sallë pritjeje me një tryezë të rrumbullakët për 12 persona, një ashensor dhe një vaskë të madhe.Në kuvertë, ku ndodhet edhe kuverta e kapitenit, një sallon me një piano, tre divane dhe një TV.

Kuverta e pronarit ka një pishinë që mund të shndërrohet në një pistë vallëzimi ose kinema. Nga kabina kryesore, ju mund të zbrisni shkallët për në palestër. Kabinat e miqve dhe ekuipazhit janë të vendosura në të njëjtën kuvertë. Ka edhe disa ski jet dhe dy varka.Mobilimi i jahtit vetëm në vitin 2022 ka kushtuar 32 milionë dollarë, ose 29.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat