​Mbi 8 milionë punëtorë italianë në rrezik nga inteligjenca artificiale

Evropë

​Mbi 8 milionë punëtorë italianë në rrezik nga inteligjenca artificiale

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Rreth 8.4 milionë punëtorë janë në rrezik nga përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale (AI), sipas një studimi nga shoqata Confartigianato mbi shkallën e ekspozimit të tregut italian të punës ndaj sistemeve ekspertë të publikuar të enjten.

36.2% e fuqisë punëtore "do të vuajnë efektet e proceseve të transformimit të thellë teknologjik dhe automatizimit", tha shoqata, raporton ANSA.

Sipas studimit, rajoni më i ekspozuar është Lombardia, e ndjekur nga Lacio.

"Nuk duhet pasur frikë nga inteligjenca artificiale, por duhet përdorur atë me inteligjencën e një mjeshtri," tha kryetari i Confartigianato, Marco Granelli.

Profesionet më të ekspozuara ndaj ndikimit të AI "janë ato më të kualifikuarat, ato me një komponent të lartë intelektual dhe administrativ, duke filluar nga teknikët e informacionit dhe komunikimit, menaxherët administrativë dhe biznesi, specialistët e biznesit dhe menaxhimit, specialistët shkencorë dhe inxhinierikë dhe menaxherët e administratave publike.”, thuhet në studim.

Profesionet që mbartin rrezikun më të ulët nga AI janë ato "me një komponent manual jo të standardizuar", sipas Confartigianato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat