Rusia bën ‘rrafsh me tokën’ varrezat e mercenarëve të Wagnerit

Evropë

Rusia bën ‘rrafsh me tokën’ varrezat e mercenarëve të Wagnerit

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Yevgeny Prigozhin dyshohet se ka vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të kryeqytetit rus, Moska.

Kremlini tashmë po i hakmerret edhe grupit të mercenarëve që i drejtonte Prigozhin.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video teksa shihet një mercenar duke u ankuar rreth një varreze të mercenarëve.

Anëtari i Wagnerit ka deklaruar se “shteti rus ka filluar të rrënojë varrezat e luftëtarëve të Wagnerit që u vranë në Ukrainë”.

“Rusia i trajton si mish topash, asgjë tjetër”, dëgjohet duke pohuar mercenari në video e regjistruar prej tij.

Ndryshe, Prigozhin thuhet se ishte në listën e pasagjerëve të aeroplanit të rrëzuar, por që deri më tani nuk ka dëshmi rreth saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat