Fuqia e stuhisë në Spanjë, era e forta e largoi nga porti anijen gjigante turistike dhe e përplasi me një tanker nafte

Evropë

Fuqia e stuhisë në Spanjë, era e forta e largoi nga porti anijen gjigante turistike dhe e përplasi me një tanker nafte

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 19:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një parajsë turistike u shndërrua në ‘armagedon’ brenda pak sekondash, pasi një stuhi goditi Majorkën, një nga ishujt më të njohur të Spanjës, ku era ishte aq e fortë sa që e hoqi një anije lundrimi nga porti dhe e përplasi atë në një tanker nafte!

Stuhia goditi Majorkën vonë të dielën pasdite, kur një ditë me diell u kthye në natë për shkak të reve të zeza të dendura.

Stuhia u shoqërua me shira të rrëmbyeshëm të përcjell nga një erë e fortë, shpejtësia e së cilës arriti deri në 120 kilometra në orë.

Meteorologët spanjollë kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për stuhi në ishujt Balearik. Një alarm i kuq i motit është në fuqi në Majorka, Ibiza, Menorca dhe Formentera.

Era e stuhishme dhe reshjet e dendura të shiut shkaktuan shumë dëme. Dhjetra palma dhe pemë të tjera u thyen, gjë që solli bllokimin e rrugëve dhe kaos trafiku.

Dhjetëra vetura u shkatërruan, rrugë të shumta u përmbytën, ndërsa pronarët e dyqaneve boshatisën raftet. Sa e fortë ishte era, dëshmon fakti se anija turistike “P&O Cruise Britania” u përplas me një tanker nafte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat