Vdekja e kreut të Wagnerit mbetet mister, mediat ruse nxjerrin një teori të re: Ja ku ishte e vendosur bomba

Evropë

Vdekja e kreut të Wagnerit mbetet mister, mediat ruse nxjerrin një teori të re: Ja ku ishte e vendosur bomba

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 08:52
Yevgeny Prigozhin

E vetmja gjë e sigurt deri më tani tani është se Yevgeny Prigozhin ka vdekur, në të gjithë “mjegullën” që ka mbuluar ngjarjen. Konfirmimi erdhi nga rezultatet e testeve gjenetike molekulare që nxorën në pah identitetin e kufomave të djegura të gjetura pas rrëzimit të avionit Embraer 135BJ Legacy 600. Mes tyre ishte edhe trupi i Prigozhinit.

Misteri i madh ende i pazgjidhur, ka të bëjë me mënyrën si ndodhi aksidenti. Hipoteza të ndryshme janë shfaqur deri më tani, duke përfshirë vendosjen e një bombe në sistemin e ajrit të kondicionuar të avionit ose nën një sedilje. Prigozhin lëvizte me dy avionë: Embraer 135BJ Legacy 600 dhe Hawker 800.

Siç thuhet, më 18 qershor, kondicioneri i Embraer-itishte prishur. Artur Minchenkov, drejtor teknik i kompanisë operative MNT-aero, filloi një kërkim për njësinë që do të zëvendësohej. Duke pasur parasysh peshën e sanksioneve kundër Rusisë, zgjidhja e problemit nuk ishte e lehtë. Pjesa e nevojshme më pas u ble për 7 milionë rubla. Disi rastësi e çuditshme, por kompania furnizuese kishte porositur jo një, por dy kondicionerë.

Në çdo rast nuk mund të përjashtohet që në kondicionerin e ndërruar të jetë vendosur një bombë. Alternativa është se bomba mund të ishte vendosur nën një sedilje në mes, ndoshta pranë një krahu.

Në këtë moment të gjithë presin të shohin se çfarë do të ndodhë në funeralin, për të cilin ende nuk ka një datë të caktuar. Me fjalë të tjera, a mund të ketë reagime nga milicët e Wagner-it dhe nëse do të marrë pjesë përfundimisht edhe vetë Putin, që ditët e fundit i bëri homazhe Prigozhin, si një njeri dhe sipërmarrës “i talentuar”, duke nënvizuar megjithatë se ai bëri “gabime të rënda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat