Mandati i mbaroi më 19 gusht, Abazoviç: Do vazhdoj të jem kryeministër

Evropë

Mandati i mbaroi më 19 gusht, Abazoviç: Do vazhdoj të jem kryeministër

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 16:03
Kryeministri malazez në mandat teknik, Dritan Abazoviç

Kryeministri malazez në mandat teknik, Dritan Abazoviç, ka njoftuar drejtoreshën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), Jelena Peroviç se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e tij parlamentare deri në zgjedhjen e qeverisë së re dhe se nuk do të marrë rrogën e deputetit deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Abazoviç është zgjedhur deputet nga lista “Bravo se broji”, ndërsa deputetët që mbajnë pozita të tjera publike kanë kohë deri mbrëmë që të dorëzojnë dorëheqjet dhe të vendosin se cilin post do ta mbajnë, transmeton RTCG.

Në letrën drejtuar Peroviçit, Abazoviç shkruan se “me forcën e Kushtetutës” është duke ushtruar funksionin e kryeministrit të Malit të Zi dhe koordinatorit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi mandati i tij si kryeministër i ka përfunduar më 19 gusht 2022.

“Jam i detyruar të kryej funksionet e lartpërmendura deri në formimin e Qeverisë së re në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Gjithashtu, ju njoftoj se deri në formimin e Qeverisë së mbledhjes së re do të përmbahem plotësisht nga kryerja e funksionin parlamentar dhe nuk do të marr rrogën parlamentare, sidomos për faktin se “Qeveria të cilës i ka mbaruar mandati, siç është edhe qeveria që unë drejtoj, vazhdon të punojë me forcën e Kushtetutës deri në formimin e qeverisë së re”, theksoi Abazoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat