​Italia shkon drejt rritjes 7-10% të energjisë elektrike

Evropë

​Italia shkon drejt rritjes 7-10% të energjisë elektrike

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:32
Davide Tabarelli

Italia po shkon drejt rritjes 7-10% të faturave të energjisë elektrike, tha për ANSA të martën shefi i Nomsia Energia, Davide Tabarelli, duke komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, me një rritje prej 30% në 138 euro javën e fundit.

"Nëse këto çmime mbeten" në tregje "është e sigurt se do të ketë rritje të faturës së ardhshme të energjisë elektrike.

Nga 1 tetori do të ketë një kërcim midis 7 dhe 10 për qind të tarifave të energjisë elektrike për tremujorin e fundit në 2023'.

Tabarelli shpjegoi se ka pasur "një rritje të çmimeve të gazit" në javët e fundit me një kthim mbi 30 euro për megavat orë dhe "automatikisht ato të energjisë elektrike rriten" dhe "gjysma e prodhimit të energjisë elektrike në Itali bëhet me gaz", tha udhëheqësi i Nominisma (Instituti Kërkimor në Bolonja, Itali).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat