Djegia e karburanteve fosile të BE-së për energji elektrike bie në nivelin më të ulët

Evropë

Djegia e karburanteve fosile të BE-së për energji elektrike bie në nivelin më të ulët

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian po i furnizon termocentralet e tij me më pak qymyr e fuçi nafte dhe gazi sesa që është regjistruar ndonjëherë.

27 shtetet anëtare kanë djegur 17% më pak lëndë djegëse fosile për të prodhuar energji elektrike midis janarit dhe qershorit 2023 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, zbuloi një studim nga qendra e për energji të pastër “Ember”.

BE-ja prodhoi 410 TWh energji elektrike nga burimet që lëshojnë gazra për ngrohjen e planetit, që analistët thonë se është niveli më i ulët që nga viti 2015 – viti i parë për të cilin ata kanë të dhëna mujore – dhe “me shumë gjasa” që nga viti 2000, thotë më tej ky  studim, raporton The Guardian.

Poashtu thuhet se rënia e prodhimit të lëndëve djegëse fosile u nxit nga rënia e kërkesës për energji elektrike, si dhe nga një rritje e energjisë së pastër

“Kjo varësi shtrihet edhe tek burimet e jashtme. Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e nevojave të BE-së për karburantet fosile plotësohen përmes importeve nga vendet e treta, ekziston një cenueshmëri. Edhe një ndërprerje e vogël në zinxhirin e furnizimit mund të çojë në rritje të çmimeve dhe mungesa të mundshme të energjisë.”

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, çmimet e gazit u rritën dhe BE-ja vendosi masa urgjente për të ulur kërkesën. Me dimrin gjithashtu të butë të papritur, kërkesa për energji elektrike ra 5% në gjysmën e parë të 2023 krahasuar me vitin 2022.raporton the Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat