Deklaratat provokuese të Erdogan, reagon Greqia: Nuk kontribuojnë në klimën e qetësisë

Evropë

Deklaratat provokuese të Erdogan, reagon Greqia: Nuk kontribuojnë në klimën e qetësisë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme greke ka reaguar ndaj deklarata të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me rastin e përvjetorit të fatkeqësisë së Azisë së Vogël.

Në reagimin e saj Greqia thekson se këto janë deklarata armiqësore dhe kundërproduktive kundër një klime të qetë.

“Deklaratat armiqësore janë kundërproduktive dhe nuk kontribuojnë në forcimin e klimës së qetësisë, bashkëpunimit dhe dialogut që po tentohet të ndërtohet në marrëdhëniet Greqi-Turqi në periudhën aktuale”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria greke.

Ndërkohë presidenti turk u shpreh se gushti ishte një muaj I veçantë për turqit pasi shënonte historinë e fitoreve të tyre në Magikert, Beograd dhe Qipro.

Ndërkohë me 5 shtator është planifikuar në Ankara takimi i ministrit të Jashtëm Giorgos Gerapetritis me homologun e tij turk Hakan Fidan , i cili do të përgatisë takimin Mitsotakis-Erdogan në Nju Jork në fund të shtatorit.

Përveç kësaj, është e mundur edhe një vizitë e Erdoganit në Selanik në nëntor ose dhjetor për Këshillin e Lartë të Bashkëpunimit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat