Putin “në luftë me moshën”, nuk do të duket plak - zbulohet urdhri i çuditshëm i liderit rus

Evropë

Putin “në luftë me moshën”, nuk do të duket plak - zbulohet urdhri i çuditshëm i liderit rus

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:49
Vladimir Putin

Kremlini dyshohet se i dha “dritën jeshile” Gennady Zyuganov, 79 vjeç, lider i Partisë Komuniste dhe Leonid Slutsky, 55 vjeç, lider i Partisë Liberal Demokratike (LDPR), për të kandiduar kundër presidentit aktual, Vladimir Putin, thanë për Meduza dy burime pranë Kremlinit. Një nga kriteret kryesore ishte që kundërshtarët e mundshëm të ishin mbi 50 vjeç, pasi Kremlini shqetësohet se Putini mund të duket shumë i vjetër për publikun votues rus.

Një nga karakteristikat kryesore që rusët nuk e pëlqejnë te Putini, sipas një sondazhi të majit të këtij viti, është mosha e tij. Putin, 70 vjeç, nuk e ka shpallur zyrtarisht synimin e tij për të kandiduar, por nëse zgjidhet, do të ishte mandati i tij i pestë. Kremlini filloi përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2024 në fillim të këtij viti.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 17 mars 2024. Kjo shtë shenja e fundit që Kremlini po punon në prapaskenë për të manipuluar zgjedhjet presidenciale ruse në favor të Putinit. Një sondazh i gushtit nga Qendra Ruse për Hulumtimin e Opinionit Publik (VCIOM) tregon se besimi i rusëve te Putini aktualisht është 77.3 për qind, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Përpjekja e supozuar për të kontrolluar rezultatin e ciklit zgjedhor presidencial vjen vetëm disa muaj pasi shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, sfidoi sundimin prej dekadash të Putinit, duke marshuar drejt Moskës.

Ndërkohë viktimat ruse në luftën kundër Ukrainës vazhdojnë të rriten dhe Kievi ka shtuar sulmet me dronë në territorin rus javët e fundit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tregoi në një intervistë të botuar këtë muaj se zgjedhja e Putinit ishte e pashmangshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat