Çfarë po ndodh në Suedi/ Qytetet goditen nga katër shpërthime brenda një ore

Evropë

Çfarë po ndodh në Suedi/ Qytetet goditen nga katër shpërthime brenda një ore

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:01
Suedi

Ekspertët e skuadrave për bomba janë telefonuar pasi në disa qytete të Suedisë janë dëgjuar katër shpërthime brenda një ore, është thënë nga policia e këtij vendi.

Pak minuta pas orës 11, policia në Gothenburg ka pranuar telefonatë për dy shpërthime në dy adresa të ndara, që kishin ndodhur në një distancë kohore prej 10 minutash.

“Që të dy këto vende janë evakuuar dhe rrethuar nga forca të shumta të policisë, përfshirë ekipet e bombave”, njoftoi policia.

“Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale”, u tha nga policia suedeze.

Më pak së një orë më vonë, dy shpërthime tjera u raportuan në Norsborg, në periferi të Stokholmit dhe Nykoping rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit.

Që të katër shpërthimet kanë ndodhur në ndërtesa kolektive. Në anën tjetër, policia e Gothernburgut i kanë thënë agjencisë France-Press se është herët të spekulohet për motivin e shpërthimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat