Gjenevë: Arrestohen tre të mitur pas zjarrit në shkollë

Evropë

Gjenevë: Arrestohen tre të mitur pas zjarrit në shkollë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 18:57
Gjenevë

Në fillim të korrikut, komuna e Vernier në kantonin e Gjenevës u trondit si pasojë e një zjarri masiv që kishte shkatërruar shkollën Les Ranches. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

Tre të mitur të dyshuar për ndezjen e zjarrit janë arrestuar të martën dhe tashmë janë marrë në pyetje teksa ka nisur procedimi në Gjykatën Penale për të Mitur, shkruan 20min.ch.

U raportua se është dashur të gjendej një zgjidhje për rreth 400 studentë. Dhjetë klasa mund të akomodohen në një ndërtesë të përkohshme. Tre klasa janë zhvendosur në shkollën Vernier-Place përballë rrugës dhe një klasë është akomoduar në shkollën Poussy, e cila është rreth 15 minuta larg.

Prokurori publik kompetent ka njoftuar se prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë të dyshuarit, teksa nuk do të bëhen të ditura më shumë informata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat