Itali, inflacioni bie në 5.5 për qind në muajin gusht

Evropë

Itali, inflacioni bie në 5.5 për qind në muajin gusht

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Norma vjetore e inflacionit të Italisë ka rënë në gusht në 5.5% nga 5.9% në korrik, tha Istat të enjten sipas vlerësimeve paraprake.

Në gusht, shkalla e ndryshimit të indeksit italian të çmimeve të konsumit për të gjithë vendin (NIC) ishte +0,4% në baza mujore, shtoi agjencia e statistikave.

Istat tha se rënia vjen, ndër të tjera, për shkak të rënies nga viti në vit të çmimeve të mallrave energjetike (nga +7.0% në +5.7%), të cilat përfshijnë benzinën, gazin dhe energjinë elektrike në tregun e lirë, ushqime të papërpunuara (nga +10,4% në +9,2%) dhe ushqime të përpunuara (nga +10,5% në +10,1%).

Istat tha gjithashtu se norma e rritjes së çmimeve të indeksit të mallrave si ushqimet dhe produktet personale dhe shtëpiake vazhdoi të ngadalësohej në baza vjetore, duke rënë nga +10.2% në +9.6%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat