Francë, vritet nga ish-partneri një police që trajtonte rastet e dhunës në familje

Evropë

Francë, vritet nga ish-partneri një police që trajtonte rastet e dhunës në familje

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 00:39
Foto ilustrim

Një police franceze është vrarë sot në mes të rrugës, në një fshat të Savojës, nga ish-partneri i saj, sipas autoriteteve.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, kur 40-vjeçarja, e cila sapo kishte përfunduar punën, po linte një nga fëmijët e saj në çerdhe, në fshatin La Croix de la Rosette, pranë Chambéry. I dyshuari, një 61-vjeçar, me të cilin punonjësja e policisë kishte dy fëmijë, e ka vrarë atë “duke e goditur me send të mprehtë” , tha një burim pranë hetimeve.

I dyshuari, i cili ishte i njohur nga autoritetet për ngjarje të tjera të dhunshme, është arratisur. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanen, në një postim në platformën X, shpreh pikëllimin e tij të madh për këtë “femicid” të ri, siç e quajti ai dhe i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të polices.

“Femicidet” u rritën me 20% në Francë në vitin 2021, krahasuar me një vit më parë: gjithsej 122 gra u vranë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre, sipas shifrave më të fundit të disponueshme nga ministria e brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat