Vritet i riu britanik duke luftuar në Ukrainë

Evropë

Vritet i riu britanik duke luftuar në Ukrainë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 00:46
Ushtarët

Është konfirmuar vdekja e një britaniku, i cili, sipas familjes së tij, kishte luftuar në Ukrainë.

Vëllai i tij, Daniel përmes një postimi në Facebook tha se Samuel Newey, 22-vjeçar u vra në aksion në Ukrainë, shkruan Sky News.

Ai tha se ndihet i thyer, por krenar për kontributin e vëllait të tij për luftën në Ukrainë.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa i thyer ndihem. Por, nuk mund ta përshkruaj edhe sa krenar jam për vëllain tim të vogël”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat