Zvicra zbulon planet për të luftuar pastrimin e parave

Evropë

Zvicra zbulon planet për të luftuar pastrimin e parave

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 06:35
Foto ilustrim

Zvicra, e cila ka një popullsi prej vetëm 8.7 milionë banorësh, është qendra numër një në botë për pasurinë offshore, me rreth 2.4 trilionë dollarë asete të huaja të mbajtura nga bankat e saj.

Tani vendi ka propozuar masa gjithëpërfshirëse për të luftuar pastrimin e parave në një përpjekje për të pastruar reputacionin e saj si një parajsë për përfitime të paligjshme, shkruan Financial Times.

Ministrja e Financave, Karin Keller-Sutter njoftoi të mërkurën reforma për të rritur transparencën dhe për të mbyllur boshllëqet ligjore, duke kërkuar që të deklarohen ‘pronarët përfitues’ përfundimtarë të trusteve dhe kompanive.

Zvicra është i vetmi vend evropian që nuk ka një regjistër të tillë kombëtar të pronësisë. Kritikët thonë se regjimi i tij ekzistues është abuzuar nga oligarkët dhe kriminelët në mbarë botën për të maskuar pronësinë e aseteve duke përdorur institucionet dhe ekspertizën zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat