Krim në familje, babai vret vajzën pasi nuk pranoi të martohej me burrin që i kishte zgjedhur

Evropë

Krim në familje, babai vret vajzën pasi nuk pranoi të martohej me burrin që i kishte zgjedhur

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Ndodh edhe në Itali. Një burrë ka vrarë vajzën e tij 18-vjeçare. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në qytetin Novellara, për çështje nderi, pasi vajza nuk pranoi të martohej me burrin që ai kishte zgjedhur për të.

Vajza u raportua fillimisht e zhdukur.

Hetimet zbuluan se vajza kishte krijuar një lidhje me një djalë në Italia, por familja e saj e zbuloi dhe kishte planifikuar ta dërgonte në Pakistan, vendi i tyre i origjinës, për ta martuar.

Babai e vrau teksa ajo u kthye në shtëpi dhe më pas trupin e groposi në oborrin pas shtëpisë. 

Babai u arrestua teksa po përpiqej të arratisej duke shkuar në Pakistan, teksa më pas gjetën edhe trupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat