Sulme me dronë në Moskë

Evropë

Sulme me dronë në Moskë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 08:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Sulme ka pasur së fundmi në Moskë të Rusisë gjegjësisht në distriktin jugperëndimor, sipas pamjeve të publikuara nga Nexta.

Siç raportohet, ky sulm besohet të jetë kryer me dronë, megjithatë nuk ka pasur ndonjë reagim nga autoritetet ruse.

Bazuar në pamjet e shpërndara në rrjetin social X, tymi i dendur kishte mbuluar zonën.

Moska, javëve të fundit është ballafaquar me sulme të shumta, por që Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat