Pse Vuçiq del në konferenca e lidhje direkte shumë shpesh?

Evropë

Pse Vuçiq del në konferenca e lidhje direkte shumë shpesh?

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 08:30
Aleksandar Vuçiq ka folur më së shumti në muajin prill, madje 32 herë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në tetë muaj të këtij viti i është drejtuar drejtpërdrejt, përmes televizionit me frekuencë kombëtare, më shumë se 190 herë, siç njofton organizata e shoqërisë civile CRTA.

Në tetë muajt e kaluar të këtij viti, në një periudhë prej 243 ditësh, presidenti i Serbisë i është drejtuar drejtpërdrejt publikut mbi 190 herë.

Aleksandar Vuçiq ka folur më së shumti në muajin prill, madje 32 herë.

Vuçiq foli 17 herë në janar, 27 në shkurt, 30 në mars, 21 në maj, 23 në qershor dhe korrik dhe 21 herë në gusht.

Vuçiq as këtë vit nuk e ka ndryshuar sjelljen, sipas drejtorit të programit të CRTA Rasha Nedeljkov, shkruan N1.

Vitin e kaluar, presidenti i Serbisë iu drejtua qytetarëve 300 ditë, ndonjëherë disa herë në një ditë, dhe mesatarisht 40 minuta në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat