Publikohet videoja e sulmit të madh që ndodhi mbrëmë në Rusi

Evropë

Publikohet videoja e sulmit të madh që ndodhi mbrëmë në Rusi

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Zyrtarët rusë njoftuan sot se është sulmuar aeroporti Pskov pranë kufirit me Letoninë dhe Estoninë.

Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar se sulmi ka ndodhur me dron ukrainas, duke mos dhënë shumë detaje.

Si rezultat i sulmit me dron, katër aeroplanë Il-76 u dëmtuan, raporton skynews.

Një zjarr shpërtheu dhe dy aeroplanë morën flakë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar shërbimet e urgjencës.

Kyiv Post tani ka publikuar një video të goditjes s një prej aeroplanëve rusë.

Ndryshe, ushtria ruse njoftoi të mërkurën se ka rrëzuar disa dronë ukrainas në territorin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat