Rusia nuk lejon largimin e bankave të huaja pa shkrirjen e aseteve ruse në Perëndim

Evropë

Rusia nuk lejon largimin e bankave të huaja pa shkrirjen e aseteve ruse në Perëndim

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:06
Zëvendësministri rus i financave, Alexei Moiseev

Zëvendësministri rus i financave, Alexei Moiseev, tha të premten se Moska nuk do të lejojë që bankat e huaja të largohen me lehtësi nga Rusia.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe nuk ndryshon - do të tregohemi të ashpër ndaj bankave të huaja që duan të largohen, çka do të varet nga vendimi për të shkrirë asetet ruse”, tha zoti Moiseev gjatë një takimi.

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me aplikimet për shitjen e aseteve, zoti Moiseev tha se “Raiffeisen Bank RBIV.VI” e Austrisë nuk kishte bërë një kërkesë të tillë. “Jam në dijeni të aplikimit të një banke të huaj për të shitur asetet ... çka është në shqyrtim nga komisioni qeveritar”, tha ai.

Vitin e kaluar, vendet perëndimore vunë sanksione ndaj Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë, duke ngrirë më shumë se 300 miliardë dollarë asete të bankës qendrore ruse të mbajtura jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat