Belgjika refuzon të strehojë emigrantët: Nuk kemi vende të mjaftueshme

Evropë

Belgjika refuzon të strehojë emigrantët: Nuk kemi vende të mjaftueshme

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Qindra azilkërkues kanë mbetur të bllokuar në rrugët e Brukselit, pasi qeveria ka vendosur vijon t’i qëndrojë vendimit për të ndaluar strehimin e emigrantëve në ndërtesat e posaçme, pavarësisht kritikave të shumta.

Sekretarja e Shtetit për Migracionin, Nicole de Moor, argumentoi se vendimi duhej marrë për shkak të fluksit të paprecedentë të refugjatëve që mbingarkuar sistemin belg të azilit.

“Objektivi mbetet dhe ka qenë gjithmonë, të mirëpresim të gjithë. Por sot, realiteti është se ne nuk kemi vende, kështu që më duhet të marr vendime shumë të vështira. Mbi të gjitha, duhet të shmangim situatat që nuk kanë kthim mbrapa”, tha Nicole de Moor – Sekretare e Belgjikës për Azilin dhe Migracionin.

Ndër të tjera autoritetet belge kanë këmbëngulur se ndalimi I strehimit të të rinjve është zgjidhja e vetme, teksa ka theksuar se nuk ka asgjë për të bërë derisa të finalizohet Pakti i Migracionit.

Politikanët vendas kanë paralajmëruar se numri i refugjatëve mund të rritet shumë shpejt. Edhe pse kanë kaluar vetëm disa ditë që kur qeveria belge njoftoi ndalimin e përkohshëm të strehimit të refugjatëve, në rrugë kanë nisur protestat në kundërshtim të vendimit.

Autoritetet kanë raportuar se strehimi i azilkërkuesve është kufizuar që nga tetori iu vitit 2021, ndërsa përparësi kanë gratë dhe të miturit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat