Bjellorusia pretendon se një helikopter ushtarak polak ka shkelur kufirin mes dy vendeve

Evropë

Bjellorusia pretendon se një helikopter ushtarak polak ka shkelur kufirin mes dy vendeve

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Bjellorusia akuzoi sot Poloninë, duke cituar një video që disponon, se një helikopter ushtarak ka shkelur kufirin mes dy vendeve.

Sipas Komitetit Shtetëror të Kufirit Bjellorusi, helikopteri ushtarak Mi24 kaloi kufirin, duke fluturuar në një lartësi shumë të ulët dhe depërtoi në një thellësi prej 1200 metrash në territorin e Bjellorusisë.

Më pas ai u kthye në territorin polak.

Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë njoftoi se thirri të ngarkuarin me punë të Polonisë për një shpjegim dhe kërkoi që incidenti të hetohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat