“Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër kërcënon shkrirje të rëndë të akullnajave edhe këtë vit”

Evropë

“Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër kërcënon shkrirje të rëndë të akullnajave edhe këtë vit”

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Monitoruesi kryesor i akullnajave ka paralajmëruar se vera e nxehtë e kombinuar me një valë të nxehti javën e kaluar mund të shkaktojë shkrirje të rëndë të akullnajave në Zvicër, duke kërcënuar të bëjë vitin 2023 vitin e dytë më të keq për humbjen e akullit pas një shkrirjeje rekord vitin e kaluar.

Matthias Huss, i qendrës së monitorimit të akullnajave” GLAMOS”  tha se të dhënat e plota nuk do të jenë deri në fund të shtatorit, dhe një rënie e mprehtë e temperaturave dhe reshjet e borës në lartësi të mëdha ditët e fundit, mund të ndihmojnë në frenimin e më shumë dëmeve.

Por shenjat e hershme sugjerojnë se tashmë mund të bëhen dëme të konsiderueshme, shkruan AP.

“Mund të themi patjetër se kemi pasur shkrirje shumë të larta në Zvicër dhe në Evropë në përgjithësi, sepse temperaturat,  ishin jashtëzakonisht të larta për një kohë të gjatë, e një valë e nxehtë më shumë se një javë”, tha Huss.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat