Goditet organizata kriminale me bazë në Ballkan/ Sekuestrohen rreth 3 ton drogë, disa të arrestuar

Evropë

Goditet organizata kriminale me bazë në Ballkan/ Sekuestrohen rreth 3 ton drogë, disa të arrestuar

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Europol ka sekuestruar rreth tre ton drogë dhe ka shkatërruar një bandë kriminale me bazë në Ballkan. Si rezultat i operacionit që nisi që nga janari i vitit 2022, Europol vuri në pranga 6 persona, sekuestroi 2.7 ton drogë si edhe automjete, ora luksoze dhe 550 000 euro.

Departamenti i Policisë Kriminale në Beograd nisi hetimet për këtë organizatë, që besohet të jetë e përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në BE, që në janar të 2022-it. Hetuesit identifikuan një shtetas serb si një nga organizatorët kryesorë të rrjetit kriminal.

Dy persona të tjerë, një çek dhe një ukrainas, udhëtonin drejt Capo Verdes ose vendeve të tjera në Afrikën Perëndimor për të përgatitur anijet për kontrabandën e drogës. Këta persona rregullonin operacionet e transportit përmes platformave të komunikimeve të koduara.

Pas zbërthimit të platformave Encrochat, Sky ECC dhe Anom, në të cilat ato komunikonin me shtetas të tjerë nga vendet e rajonit të Ballkanit. Për këtë arsye, Europol krijoi Kartelin Ballkanik të Task Forcës Operacionale për të dhënë një përgjigje ndaj këtij kërcënimi.

Në operacionin e udhëhequr nga Serbia, u përfshinë edhe autoritetet e zbatimit të ligjit nga Brazili, Kroacia, Franca, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Sllovenia dhe u mbështet nga Qendra e Analizës dhe Operacioneve Detare – Narkotikët (MAOC-N).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat