Franca do të ndalojë përdorimin e cigareve elektronike njëpërdorimshme

Evropë

Franca do të ndalojë përdorimin e cigareve elektronike njëpërdorimshme

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Kryeministrja franceze Elisabeth Bourne u shpreh se cigaret elektronike njëpërdorimshme së shpejti do të ndalohen në vend si pjesë e një plani kombëtar kundër duhanit.

Elizabeth Bourne i tha radios RTL se qeveria së shpejti do të prezantojë planin e saj të ri kundër duhanit.

Shumica e kompanive që prodhojnë cigare elektronike njëpërdorimshme ofrojnë një shumëllojshmëri të gjerë shijesh frutash dhe të ëmbla, të cilat i bëjnë ato tërheqëse për të rinjtë.

Ndalimi ekzistues për shitjen e cigareve të tilla për personat nën moshën 18-vjeç nuk respektohet. Promovimi ose reklamimi i produkteve të tilla është gjithashtu i ndaluar.

Kryeministrja e Francës tha se pirja e duhanit ishte përgjegjëse për 75,000 vdekje në vit në vend dhe se një ndalim i cigareve elektronike njëpërdorimshme do t’i parandalonte të rinjtë nga zakoni i keq.

“Është një refleks dhe një gjest me të cilin mësohen të rinjtë. Është një hap drejt fillimit të pirjes aktive të duhanit”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat