Moldavia dënon sulmin e Rusisë me dron në Odesa

Evropë

Moldavia dënon sulmin e Rusisë me dron në Odesa

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 22:54
Maia Sand

Presidentja moldave ka dënuar sulmin me dron të Rusisë sot në Odesa.

Maia Sandu shkroi në X se vendi “duhet të mbahet përgjegjës për çdo pjesë të infrastrukturës së shkatërruar”.

“Dënoj fuqishëm sulmin brutal të Rusisë ndaj infrastrukturës portuale në rajonin e Odesës. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për çdo pjesë të infrastrukturës së shkatërruar. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur. Moldavia qëndron fort me Ukrainën”- shkruan Sandu.

Më herët gjatë ditës së sotme, dy persona u shtruan në spital pas një breshërie me dron rus kundër infrastrukturës portuale në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmi kishte për qëllim objektet e magazinimit të karburantit të përdorura për furnizimin e pajisjeve ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat