Harroi që kamerat dhe mikrofonat ishin akoma të ndezur, Sekretarja britanike e Arsimit dëgjohet dhe filmohet duke sharë

Evropë

Harroi që kamerat dhe mikrofonat ishin akoma të ndezur, Sekretarja britanike e Arsimit dëgjohet dhe filmohet duke sharë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 22:11
Sekretarja britanike e Arsimit, Gillian Keegan

Sekretarja britanike e Arsimit, Gillian Keegan është filmuar duke sharë në një intervistë.

Ajo me sa duket nuk ishte në dijeni që kamerat ishin akoma të ndezura sikurse edhe mikrofoni, që e kishte të vendosur në trup.

Në një moment ajo shanë duke thënë se “a thotë ndonjëherë dikush se kam bërë …. punë të mirë”.

Gjithçka ndodhi pas përfundimit të intervistës së dhënë për televizionin ITV, ku me sa duket kishte harruar të ndezur mikrofonin që e kishte në trup.

“E di çfarë, a të ka thënë ndonjëherë dikush se ajo ka bërë …. Punë të mirë derisa të tjerët qëndrojnë vetëm ulur pa bërë asgjë”.

Nga zyra e kryeministrit britanik Rishi Sunak kanë thënë se kanë “besim” në Keegan, ndërsa nga zyra e Sekretares së Arsimit kanë kërkuar falje.

“Dua të kërkoj falje për gjuhën e përdorur, ishte e panevojshme”, thuhet në kumtesën nga Sekretarja e Arsimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat