Ndryshimet klimatike dhe fenomenit El Niño, çfarë dimri e pret Evropën

Evropë

Ndryshimet klimatike dhe fenomenit El Niño, çfarë dimri e pret Evropën

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 07:46
El Niño mund të sjellë një dimër të butë dhe të lagësh

Pasi Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) konfirmoi zyrtarisht rikthimin e fenomenit të motit El Niño në muajin korrik, ekspertët bëjnë me dije se kushtet ekstreme të motit ka të ngjarë të vazhdojnë edhe gjatë dimrit, dhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Në mbështetje të kësaj, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) tha se ka një shans 95 për qind që një sezon i moderuar deri në të fortë i El Niño-s të vazhdojë deri në shkurt të vitit 2024.

El Niño është një fenomen i ngrohjes së temperaturës së ujërave në pjesët lindore dhe qendrore të Oqeanit Paqësor dhe shoqërohet me shfaqjen e kushteve ekstreme të motit – nga ciklonet tropikale te reshjet e mëdha deri te thatësira.

Çfarë lloj dimri mund të presim në Evropë?

Efektet e El Niño zakonisht zgjasin nga 9 deri në 12 muaj, ndonjëherë edhe vite, duke arritur kulmin midis nëntorit dhe janarit. Shkencëtarët nuk e kanë kuptuar ende pse ndodh kjo, duke sugjeruar se ka shumë që ne nuk dimë për modelet e motit.

Fenomeni aktual pritet të vazhdojë deri në vitin 2024 dhe ekspertët parashikojnë se do të forcohet edhe më shumë në muajt në vijim dhe do të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, enigma e ndërlikuar e sistemeve të motit në botë e bën të vështirë parashikimin se si do të ndikojë El Niño në motin e Evropës gjatë vitit.

Sipas ekspertëve, në perëndim, El Niño mund të sjellë një dimër të butë dhe të lagësht. Në pjesën e Evropës veriore, dimri mund të jetë më i thatë dhe më i ftohtë, ndërkohë sipas parashikimeve në Evropën Jugore mund të sjellë kushte më të lagështa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat